DUKAJ TAKON ESCOBARIN: MBËSHTETJE E QARTË E SHBA-së PËR PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj u prit në takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njofton Dukaj, ata konfirmuan përkushtimin e vendosur të Malit të Zi në rrugën dhe vlerat evropiane dhe euroatlantike, si dhe shkëmbyen informacione dhe opinione mbi situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Zëvendës ndihmësi, Escobar, theksoi mbështetjen e qartë të SHBA-së në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte eliminimi i pasojave të dëmshme të sulmit kibernetik ndaj të cilit ishte ekspozuar Mali i Zi.

Me këtë rast, në takim u konfirmua gatishmëria e SHBA-ve që përmes mbështetjes dhe asistencës së ekspertëve të mbështesin Malin e Zi si në riparimin e dëmeve, ashtu edhe në një kontekst më të gjerë, duke krijuar një kornizë normative dhe infrastrukturë institucionale për parandalimin e sulmeve të këtij lloji dhe forcimi i sistemit të sigurisë kibernetike të Malit të Zi.

SHARE