DUKAJ ME PËRFAQËSUES TË KOMBEVE TË BASHKUARA: REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE DIGJITALIZIMI JANË BAZA E PROGRESIT

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, gjatë të cilave u riktheksua mbështetja për Malin e Zi përsa i përket reformës së administratës publike, digjitalizimit dhe përballjes me sfidat në fushën e sigurisë kibernetike. Në takimin me Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoren e Zyrës Rajonale të UNDP-së për Evropë dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, Ivana Zhivkoviq, Dukaj theksoi se prioriteti qendror i politikës së jashtme të Malit të Zi është anëtarësimi në BE dhe se në këtë proces reforma dhe digjitalizimi i administratës publike janë baza e progresit në atë rrugë. Po ashtu, ministri Dukaj i prezantoi përpjekjet e Malit të Zi në sferën e përmirësimit të mëtutjeshëm të kornizës normative, duke theksuar se Qeveria është e përkushtuar pa mëdyshje në zhvillimin e vazhdueshëm të akteve ligjore dhe nënligjore sistematike, në radhë të parë Ligjit mbi Qeverinë, vetëqeverisjen lokale dhe ligjit mbi nëpunësit civil.

Dukaj është takuar edhe me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e Zyrës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit të Kombeve të Bashkuara, Bernardo Mariano Joaquim Junior ku u theksuan sfidat në fushën e sigurisë kibernetike mund të adresohen në mënyrë më efektive në mënyrë sistematike përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, prandaj është e një rëndësie të veçantë zhvillimi i marrëdhënieve në këtë fushë midis Kombeve të Bashkuara dhe shteteve të saj anëtare.

SHARE