ULJA E AKCIZËS PËR KARBURANTET DO TË ARRIJË NË 25 PËR QIND

Ministria e Financave njoftoi se ulja e akcizës për karburantet, në periudhën nga 6 dhjetori i këtij viti deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, do të arrijë në 25 për qind. Akcizat për karburantet janë ulur me 50 për qind prej muajsh dhe Qeveria ka vendosur më herët, me vendim të 27 tetorit, të rrisë akcizat me 10 për qind, pra t’i ulën me 40 për qind. “Qeveria vijon të japë masa në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë, ndër të tjera me synimin për të zgjatur uljen e akcizës për karburantet, e cila pritet të jetë 25 për qind në periudhën 6 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023,” thuhet në njoftim.

SHARE