ESKOBAR: ZGJEDHNI URGJENTISHT GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, TË NEVOJSHME ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Aleancën Atlantike me temën “Perspektivat e rrugës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen urgjentisht dhe se Malit të Zi i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai shprehu shqetësimin e tij se Mali i Zi ka humbur shumë kohë në procesin e anëtarësimit në BE, pra mbylljes së kapitujve. “Ne shpresojmë që Mali i Zi do të vazhdojë të jetë lider në procesin e anëtarësimit. Sfida tani është se ka një krizë shumë të thellë kushtetuese. Ka parti që duan të shtyjnë ndryshimet në Ligjin për Presidentin, pa një kuorum në Gjykata Kushtetuese, kështu që nëse dikush do të donte të shqyrtonte kushtetutshmërinë e këtij akti, nuk do të kishte asnjë gjykatë që mund ta bënte këtë”, tha Escobar. Pasi të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, siç shton ai, duhet të fokusohet në gjëra të rëndësishme për popullin. “Këto janë reforma e shtetit ligjor, ekonomia, lufta kundër krimit të organizuar dhe jo gjërat që krijojnë përçarje – kush është serb e kush malazez dhe kush në cilën kishë”, tha mes tjerash Escobar.

SHARE