MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN E TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE

Qeveria në seancën e sotme miratoi projektligjin për ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat personale, i cili përjashton disa kategori nga pagesa e kësaj takse. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave, Agron Ibrahimi, tha se ndryshimet e propozuara në ligj parashikojnë që personat e vetëpunësuar, gjegjësisht nomadët digjitalë të lirohen nga pagesa e kësaj takse ndërsa tatimi mbi të ardhurat nuk do të paguhet nga përfituesit e kompensimit që marrin për të sapolindurit. Gjithashtu, këto kategori do të përjashtohen nga pagesa e kontributit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, u propozua të përshkruhet më në detaje e drejta e përjashtimeve nga pagimi i të njëjtës taksë që mund të ushtrohet nga përfituesi i masave nxitëse për zhvillim, kërkim dhe inovacion.

SHARE