Prejardhja e bakllavasë edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar me saktësi.
Madje edhe studiues të antikitetit nuk kanë mundur ta vërtetojnë sepse nuk ka prova të mjaftueshme.
Megjithatë ajo që mund të thuhet me siguri është se bakllavaja u bë e famshme në kohën e Perandorisë Osmane.
Në ditët e sotme është Turqia ajo që ka famën e madhe për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.
Por sot AgroWeb.org ndan me ju recetën Algjeriane të bakllavasë, e cila do të sjellë në tryezë një shije të re nga përbërësit e veçantë të saj.
Provoni ta përgatisni vetë këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme dhe ta shërbeni atë në çdo rast festimesh duke ndjekur recetën si më poshtë.
Përbërësit
453 gr bajame
1 lugë çaji kanellë
1 pako me peta
128 gr gjalpë pa kripë
128 gr sheqer
128 ml ujë
Lëkurë limoni
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të ngrohni furrën në temperaturën 175 gradë C.
Ndërkohë lyeni me gjalpë një tavë pjekje rrethore me përmasa 22 me 33 cm.
Grini bajamet hollë, vendosini në një enë të thellë dhe shtoni kanellë.
Hapni petët e bakllavasë dhe dy tre petët e para shtrojini tek tava e lyer me gjalpë.
Sigurohuni që petët e tjera të jenë të mbuluara me një copë të njomë për të parandaluar tharjen e tyre.
Vazhdoni me shtrimin e petëve duke lyer me gjalpë secilën petë dhe duke spërkatur 2-3 lugë gjelle nga masa me bajame dhe kanellë.
Vazhdoni duke përsëritur të njëjtin proces dhe në fund mbylleni bakllavanë me 6 petë.
Me ndihmën e një thike të mprehtë prisni bakllavanë në katër rreshta gjatësorë dhe më pas diagonalisht në 9 pjësë, në mënyrë që të përftoni 36 copa.
Piqeni në furrë për rreth 50 minuta, derisa ngjyra e saj të jetë kafe e artë.
Ndërkohë që bakllavaja piqet filloni me përgatitjen e shërbetit.
Bashkoni në një enë të përshtatshme ujin dhe sheqerin dhe lëreni të vlojë në nxehtësi mesatare.
Në të shtoni më pas mjaltë, vanilje dhe sipas dëshirës lëkurë limoni ose portokalli.
Ulni nxehtësinë dhe vazhdoni zierjen edhe për 20 minuta.
Pasi bakllavaja të jetë gati, nxirreni nga furra dhe shtoni menjëherë shërbetin.
Lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas shërbejeni./AgroWeb.org