“A ma fal tradhtinë”, dueti nga Labi dhe Shkurte Gashi

Dy këngëtarët mjaft të dashur për publikun, Labinot Tahiri dhe Shkurte Gashi, kanë ardhur me një duet muzikor.

“A ma fal tradhtinë” është titulli i këngës që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga dy interpretuesit e mirënjohur.

Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, duke qenë se e ka bërë muzikën dhe ka shkruar tekstin.

Projekti është realizuar në kuadër të produksionit Ximi që e ka bërë edhe xhirimin e videos, derisa Arti Rec e ka bërë orkestrimin.

Shkurte Gashi së fundmi erdhi me një bashkëpunim me Burakun të titulluar “Malli”, derisa Labi e kishte publikuar këngën “Dashnia e jetës”. /Telegrafi/

SHARE