ANËTARËSIMI NË NATO, PËRPARËSI NË RRUGËN DREJT BE-së

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është përparësi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për faktin se shteti ka sinkronizuar politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me politikën e Bashkimit në ato fusha, vlerësoi Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Cveta Karajançeva, gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të MZ, Ivan Brajoviq.

Ai në konferencën për shtyp pas takimit, tha se Mali i Zi dhe Bullgaria kanë marrëdhënie intensive në nivelin më të lartë dhe kujtoi se Bullgaria kryesoi me Këshillin e BE-së, në gjysmën e parë të këtij viti.

“Bullgaria ka bërë një gjë të jashtëzakonshme përmes historisë së Ballkanit Perëndimor, sepse ajo e ka kthyer presidencën e saj në presidencën ballkanike të BE-së”, tha Brajoviq.

Ndërsa, Karajançeva , me këtë rast theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi,  në harmonizimin e legjislacionit vendas me atë evropian.

SHARE