Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar sot kryeministrin e Armenisë, Nikola Pashinjan. Gjatë takimit, Abazoviq theksoi se mezi pret thellimin e marrëdhënieve me Armeninë dhe forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeministrit. “Ne duam një lidhje më të madhe me atë pjesë të botës dhe jemi të hapur për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me vendet me të cilat deri më tani nuk kemi pasur marrëdhënie të thelluara, veçanërisht në fushën e turizmit”, theksoi Abazoviq. Gjatë takimit, kryeministri i Armenisë theksoi se ka mundësi të mëdha për bashkëpunim me Malin e Zi në fushën e kulturës, ekonomisë dhe turizmit, ndërsa ftoi kryeministrin Abazoviq të vizitojë Armeninë. Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për mundësinë e vendosjes së fluturimeve direkte ajrore ndërmjet dy vendeve, përfundon njoftimi.