MALI I ZI NË FORUMIN E ALEANCËS SË QYTETËRIMEVE NË MAROK

Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga kryeministri me mandat teknik Dritan Abazoviq, do të marrë pjesë në Forumin e 9-të Global të Aleancës së Qytetërimeve (UNAOC) në Fez, Marok, më 22 dhe 23 nëntor.  Po ashtu, është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Tema e Forumit, siç është paralajmëruar, do të jetë “Drejt një aleance të paqes: Të jetosh si një njerëzim”, dhe do të mbledhë së bashku delegacione nga vendet anëtare të Grupit të Miqve të UNAOC, liderë politikë, përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, liderët fetarë, të rinjtë dhe përfaqësues të sektorit privat… “Zyrtarët ndër të tjera do të diskutojnë metoda inovative për promovimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj konflikteve si mjet për ruajtjen e paqes”, thuhet në Platformën për pjesëmarrjen e delegacionit malazez, të përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

SHARE