GJUKANOVIQ PËR LIGJIN E PRESIDENTIT: E MUNDUR TË SHKOJMË EDHE NË STRASBURG

Presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Millo Gjukanoviq, njoftoi sot se do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nëse shumica parlamentare e gushtit do të ri-miratojë ndryshimet në Ligjin e Presidentit. Ai këtë e tha para gazetarëve në Podgoricë, duke iu përgjigjur pyetjes se a do ta nënshkruajë Ligjin për Presidentin nëse shumica parlamentare e voton sërish. “Të lëmë me kaq. Duke llogaritur në mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, bëra një hap drejt Komisionit të Venecias. Është e mundur të bëhet një hap drejt gjykatës në Strasburg. Nuk ka nevojë të informohen ata që sulmuan Kushtetutën se cilat do të jenë lëvizjet e mia të radhës. Fillimisht duhet të shohim se deri ku shkon papërgjegjshmëria e tyre”, deklaroi ai pas Forumit të Integrimit Ballkanik.

SHARE