Receta për drekën që do të iu marrë kohë vetëm 30 minuta

Një vakt dreke me shije dhe i pasur me vlera ushqyese

Përbërësit:

 2 lugë gjalpë
 një qepë e vogël e grirë imët
 piper djegës sa mund të kapet me një gisht
 400 g spinaq
 një gotë qumësht
 vezë
 1 filxhan djathë i fortë
 plus pak djathë për t’i hedhur sipër
 4 filxhanë oriz integral
 një lugë majdanoz i freskët i grirë
 një lugë flete trumze të grirë
 një lugë e fletëve të borzilokut të grirë
 kripë dhe piper

Përgatitja:

Zieni orizin. Spinaqin grijeni imët dhe marinojeni. Ngroheni furrën në 175 gradë.

Lyeni me gjalpë një tepsi të madhe. Në tigan të madh, në zjarr mesatar, marionjeni qepën me dy lugë gjalpë dhe me piper djegës.

Shtoni djathin e grirë në rende, orizin e zier, majdanozin, trumzën, borzilokun dhe përzierjen me spinaq dhe që të gjitha përzieni mirë.

Qitni kripë dhe piper. Qiteni në tepsi, nga sipër qitni edhe pak djathë të grirë në rende.

Piqeni në furrë 30 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

SHARE