‘BRESHËRI’ RAKETASH MBI ODESA / RUSIA E ZEMËRUAR, SULMI I PARË PREJ DISA JAVËSH

Një sulm raketor rus goditi rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, për herë të parë pas disa javësh të enjten, tha guvernatori rajonal. Një ndërtesë u godit, tha në Telegram guvernatori rajonal i Odesës, Maksym Marchenko, duke paralajmëruar për kërcënimin e një “breshërie masive raketash ruse në të gjithë territorin e Ukrainës”. Deklarata e Marchenkos vjen mes raporteve të mediave për shpërthime në pjesë të tjera të Ukrainës dhe guvernatorët rajonalë që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në bunkerë, ndërsa kërcënimi i sulmeve me raketa vazhdon. Shpërthimi i së enjtes pason serinë e sulmeve ruse të martën që rezultoi gjithashtu edhe me një sulm me raketa në tokë polake. Dy raketa të prodhimit rus ranë mbi një fshat polak, shumë afër kufirit me ukrainën, duke i marrë jetën dy personave. Fillimisht gishti u drejtua nga Moska, por më pas, zyrtarët perëndimorë dhe ata polakë, thanë se me gjasë bëhej fjalë për një raketë ukrainase të lëshuar për asgjësimin e një rakete ruse. Sidoqoftë, gjithcka që ka ndodhur është ende në hetim.

SHARE