BOSHKOVIQ: MALI I ZI ËSHTË GATI TË MBËSHTESË LUFTËN KUNDËR KËRCËNIMEVE BASHKËKOHORE PËR PAQEN DHE STABILITETIN

Mali i Zi mbetet i angazhuar për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes në përputhje me prioritetet e agjendës së NATO-s dhe është gati të mbështesë luftën kundër kërcënimeve bashkëkohore për paqen dhe stabilitetin, deklaroi ministri i mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq.

Ai u takua sot me të dërguarin e sapoemëruar të Mbrojtjes të Norvegjisë, Egill Daltveit dhe e falënderoi  atëpër mbështetjen e fortë që ai i dha procesit të reformimit të sistemit të mbrojtjes të Malit të Zi dhe arritjes së qëllimit të saj Euro-Atlantik.

Boshkoviq, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes së MZ, theksoi rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të projekteve të përbashkëta, të cilat kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e aftësive të mbrojtjes të Ushtrisë së Malit të Zi.

“Disa nga projektet në vazhdim krijojnë një kornizë më efikase të integritetit, kontribuojnë në ndërtimin e njësisë mjekësore ndërkombëtare, ose  të cilat përmirësojnë njohuritë e punonjësve të gjuhës angleze në sektorin e mbrojtjes”, kujtoi Boshkoviq.

Ai i informoi bashkëbiseduesin për prioritetet dhe detyrimet e Malit të Zi në kuadër të sistemit të sigurisë kolektive.

Boshkoviq, theksoi se Mali i Zi, do të mbetet i angazhuar në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes në përputhje me prioritetet e agjendës së NATO-s.

 

 

SHARE