DEMOKRATËT DHE LËVIZJA QYTETARE URA KËRKOJNË NGA OPOZITA QË TË MOS PRANOJNË PLANIN E DPS-së

“Plani ynë është e vetmja bisedë serioze në këtë moment, gjithçka tjetër është taktikë e lojtarëve politikë që i njohim që nga viti 2014, kur me mbështetjen e Frontit Demokratik, ka ardhur deri te ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, me ç’rast i dhanë DPS-së një avantazh të paimagjinueshëm mbi të gjitha subjektet e tjera politike”, kumtuan nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

Kryetari i parlamentit të MZ, Ivan Brajoviq , paralajmëroi për të enjten mbledhjen e Kolegjiumit, në të cilën  përveç kryetarëve të klubeve do të ftohen edhe deputetët e partive parlamentare të cilët nuk kan lube të deputetëve.

Kjo do të thotë se në seancë do të thirret Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, Kryetari i Demos, Miodrag Llekiq, Kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vlladimir Jokoviq dhe Kryetari i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq.

Ndërkaq nga Lëvizja Qytetare URA, është kumtuar se Kryetari i saj, Dritan Abazoviq,  nuk do të marrë pjesë në seancën e Kolegjiumit të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, në të cilën  do të diskutohet për formimin e Grupit të Punës.

“Ne nuk do të marrim pjesë në diskutimet aktuale për formimin e një Grupi Punues. Ne deputetëve ua kemi dorëzuar Planin e Reformave Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, të cilin e  kanë mbështetur zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe ne presim ta pranojnë këtë plan”, kumtuan nga lëvizja Qytetare URA.

Ndërkaq lidhur me këtë sekretari gjeneral i Demokratëve, Boris Bogdanoviq, deklaroi se Plani i PDS-së, është anti-evropian dhe anti-shtetëror dhe sipas tyre është ekskluzivisht një akt partiak me të cilin PDS, përpiqet të mashtroi me raportet dhe rekomandimet e OSBE-së dhe Bashkimit Evropian dhe institucioneve të saj, prandaj siç theksojnë nga  këto dy subjekte politike ata nuk do të ua lejojnë këtë.

SHARE