NUHOXHIQ-HAGLLAJTNER: PRIORITET ZGJIDHJA E SULMEVE NDAJ GAZETARËVE

Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve mbeten prioritet në punën e policisë dhe prokurorisë dhe nuk do të zvogëlojnë intensitetin e punës, derisa ekziston  të paktën një rast i pazgjidhur dhe autorët të sillen para drejtësisë, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të MZ,

Mevlludin Nuhoxhiq , gjatë takimit me Shefin e Njësisë për Malin e Zi, në Drejtorinë e Përgjithshme për zgjerim Tomas Hagllajtner.

Siç kumtohet nga  MPB-ja, Nuhoxhiq e informoi bashkëbiseduesin se këtë vit, në fushën e luftimit të krimit të organizuar, përmes bashkëpunimit intensiv dhe atij rajonal dhe ndërkombëtar, janë arritur rezultate të rëndësishme, duke theksuar se ky trend pozitiv u regjistrua në vitin 2017 dhe madje edhe më shumë është vazhduar me suksese gjatë këtij vitit.

Temë e bisedimeve midis Nuhoxhiq dhe Hagllajtner, ishin aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, siç janë përmirësimi i kapacitetit për të kryer hetime financiare, si dhe vazhdimi i zbatimit të projektit sektorial të mbështetjes së buxhetit për menaxhimin e integruar të kufijve, për të cilin Bashkimi Evropian ndau tetë milionë euro vitin e kaluar si dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Agjencinë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm (FRONTEX), i cili duhet të realizohet së shpejti, kumtuan nga MPB-ja e MZ.

SHARE