Në territorin e Podgoricës është aktiv zjarr I madh në vendin, Pipër. Në zonën më të ulët, përgjatë rrugës magjistrale drejt vendit Pllatijë, është duke u përhapur zjarri dhe po digjen vendbanimet Potoci, Mravinë dhe Millunoviq, deklaroi komandanti i shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim të kryeqytetit, Andrija Çagjenoviq.
Çagjenoviq ka theksuar se gjatë natës ishin 15 intervenime për fikjen e zjarrit, ndërsa nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 16, është intervenuar në dhjetë lokacione, që është dukshëm më pakë se sa në tre ditët e kaluara.