SEANCA E KKZ-së SË KRYEQYTETIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME

Seanca e Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit do të mbahet javën e ardhshme, njoftoi presidenti Veselin Vukçeviq për Televizionin e Malit të Zi. Pika kryesore do të jetë deklarata në lidhje me tre kundërshtimet që disa anëtarë të ish-opozitës së Podgoricës kanë paraqitur më 4 nëntor, thotë Vukçeviq, duke përsëritur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale nuk do të përcaktohen derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për 14 ankesat të cilat janë dorëzuar në procesin zgjedhor.

SHARE