Krofnet janë ëmbëlsirë popullore që bëhen nga brumi i ardhur
Bajram Musliu
Shef kuzhine, “Panino”
Ky desert pa gluten nuk është më një mision i pamundur sepse ne ju sjellim një recetë të provuar.
Përbërësit (për rreth 20 krofne):
– 50 gr miell Schar MIX B,
– gjysmë kubi tharm të freskët,
– 200 ml ujë të ngrohtë mineral,
– 400 ml ujë të ngrohtë të zakonshëm,
– 100 ml vaj,
– pak kripë,
– 2 lugë sheqer (ose më shumë nëse ju pëlqejnë më të ëmbla),
– 2 qese sheqer vanilje (mund të jetë më shumë, nëse ju pëlqen më shumë aroma),
– 2 lugë të mëdha rum (sipas dëshirës, ose më shumë),
– pak shafran Indie për një ngjyrë më të bukur, pasi nuk ka vezë (sipas dëshirës)
– lëvore të 1 limoni (sipas dëshirës).
Përgatitja:
Tharmin treteni në pak ujë (nga këto 400 ml) dhe sheqerin dhe lini disa minuta (nuk ka nevojë të bymehet).
Përbërësit e thatë përzieni në një enë më të madhe dhe në to shtoni të gjithë përbërësit e njomë dhe tharmin. Të gjitha përzieni me lugë në mënyrë që brumi të bashkohet mirë.
Lini në një vend të ngrohtë që brumi të dyfishohet (nëse nuk keni kohë, mund ta lini në furrë të ngrohur pak (maksimalisht 45 gradë Celsius) që të përshpejtoni procesin e ardhjes).
Pasi që të jetë ardhur brumi, ngjisheni në tavolinë pune të spërkatur me miell dhe ngjisheni (nuk bën të jetë as tepër i butë as tepër i fortë).
Brumin mund ta përhapni dhe me gotë t’i bëni format e krofneve, por mund të ndani një pjesë brumi me duar dhe t’i bëni në formë topi (me atë rast duart spërkatni me pak miell në mënyrë që të mos ngjitet në duar).
Krofnet lini në një vend të ngrohtë (sërish mund t’i vendosni në furrë të ngrohur) 10 – 15 minuta që pak të bymehen. Gjatë asaj kohe nxehni vajin. Nuk bën të jetë tepër i nxehur në mënyrë që krofnet nga jashtë të mos digjen, ndërsa brenda të mbeten të papjekura (mund t’i kontrolloni duke e zhytur majën e lugës në vaj. Nëse vaji rreth lugës fillon të gurgullojë pak, do të thotë që temperatura e vajit është e përshtatshme për pjekje. Provoni më parë me një krofne derisa të rregulloni temperaturën për pjekje. Nëse vëreni që krofna shpejt ndryshon ngjyrën, ulni pak temperaturën).
Në vaj fillimisht vendosni gjysmën e sipërme të krofnës dhe mbulojeni me kapak. Kur krofna të marrë ngjyrën e dëshiruar hiqeni kapakun dhe rrotullojeni ngadalë krofnën në anën tjetër dhe piqeni edhe pak minuta.
Krofnet nxirrni dhe vendosni në një leckë letre për ta thithur vajin, vendosni një lugë krem (çokollatë, marmelatë) dhe mbyllni topthat si kur bëni petë).
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.