GJELOSHAJ: DEPUTETËT QË VOTUAN PËR NDRYSHIMET E LIGJIT TË KORRIGJOJNË GABIMIN

Deputetët që votuan për ndryshimet në Ligjin për Presidentin do të kenë mundësi të korrigjojnë gabimin e tyre, tha kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, duke shtuar se beson se Demokratët dhe LQ URA do të dëgjojnë zërin e profesionistëve dhe qëndrimin zyrtar te Bashkimit Evropian. Ai tha se është e pritshme që presidenti i vendit Millo Gjukanoviq ta kthejë atë ligj në Kuvend dhe se deputetët që votuan për atë akt do të kenë mundësi ta korrigjojnë gabimin. “Para së gjithash, besoj se Demokratët dhe LQ URA do të reflektojnë dhe dëgjojnë zërin e profesionistëve, por edhe qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që i deshirojnë të mirën Malit të Zi”, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook. Ai beson gjithashtu se Partia Demokratike e Socialistëve duhet të votojë për një nga katër kandidatët të Gjykatës Kushtetuese dhe të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe institucioneve. Gjeloshaj ka vlerësuar se pas kësaj duhet të merret vendim për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi dhe kalimin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. „Ne jemi një vend i NATO-s dhe ju duhet të keni kaq përgjegjësi”, tha Gjeloshaj.

SHARE