PARTITË TË ZGJIDHIN URGJENTISHT KRIZËN POLITIKE

Një grup organizatash joqeveritare u kanë bërë thirrje partive politike dhe përfaqësuesve të tyre që urgjentisht ta zgjidhin krizën politike, e cila, siç thonë në sektorin e OJQ-ve, po e shtyn shtetin në një humnerë gjithnjë e më të thellë nga e cila nuk ka rrugëdalje. “Subjektet politike duhet të tregojnë pjekuri politike dhe shtetërore në mënyrë që pasiguria aktuale juridike të mos thellohet më tej, por të çojë në zgjidhje në të mirë të qytetarëve. Dialogu politik është i domosdoshëm për të dalë nga situata aktuale, e cila mund të ketë pasoja të këqija të përhershme për mbarë shoqërinë, por edhe të paraqesë pengesë serioze në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thonë nga OJQ-të. Ata thonë se zgjidhja e çështjes së gjyqësorit është një nga hapat urgjent që duhet të ndërmerret në këtë drejtim dhe subjektet politike duhet ta trajtojnë atë si prioritet. Ata ftojnë edhe kolegët e pjesës tjetër të sektorit civil që të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë, si dhe komunitetin akademik, i cili, sipas tyre, duhet të përfshihet më aktivisht në vendosjen e demokracisë institucionale dhe funksionale.

SHARE