Fërkimi i shpeshtë i syve, një shprehi jo e mirë

Ditë të gjata para kompjuterit, ajër plot alergjen ose thjesht një zakon i keq; çfarëdo arsye që keni për të fërkuar sytë, mjekët thonë se nuk është një ide e mirë.

“Lëkura poshtë syve është më e holla në të gjithë trupin”, thotë dermatologia Nava Greenfield, e cila shpjegon se disa gjendje mjekësore, si sytë e thatë apo alergjitë, mund të shkaktojnë fërkim të syve.

Ajo shtoi se për të reduktuar ndjenjën e kruajtjes, nevojitet një steroid aktual për të parandaluar nevojën dhe nxitjen për gërvishtje. Në raste të tjera mund të përdoren edhe antihistaminikë.

Në çdo rast, dermatologët këshillojnë t’i mbani duart larg syve sepse zakoni i fërkimit mund të ndikojë seriozisht në pamjen dhe shëndetin tuaj pasi mund të ketë efektet e mëposhtme:

Sytë e skuqur

“Sytë e skuqur mund të shkaktohen nga fërkimi derisa të shpërthejnë kapilarët”, thotë dermatologia Snell Amin.

Rrathë të errët

Fërkimi kronik i syve mund të çojë gjithashtu në rrathë të errët poshtë syve, të njohur si hiperpigmentim progresiv. Dhe sa më e errët lëkura juaj, aq më keq mund të jetë.

(Foto: Free Press Journal)

Rrudhat

“Kur i fërkoni shpesh sytë, e vendosni lëkurën në rrezik të trashjes”, paralajmëron dermatologu Brendan Camp dhe mund t’i bëjë më të dukshme rrudhat e lëkurës.

Dëmtimi i kornesë

“Fërkimi kronik jo vetëm që dëmton lëkurën e qepallës, por mund të shkaktojë edhe mikro-gërvishtje në kornea”, thotë Camp, që mund të çojë më tej në turbullim të shikimit, një gjendje e njohur si keratokonus – transmeton KP.

Rreziku i infeksionit

“Sytë janë një portal për infeksionet sepse mikrobet nga duart mund të hyjnë në trup përmes mukozës së syve”, thotë doktoresha Amin.

Si të shpëtojmë nga ky zakon?

Nëse e kuptoni se po i fërkoni sytë më shumë se zakonisht, disa këshilla të ekspertëve mund t’ju ndihmojnë ta lini:

Hapi i parë është të jeni të vetëdijshëm se po e bëni atë dhe të kuptuarit e pasojave të mundshme mund t’ju ndihmojë të hiqni dorë nga zakoni.

Dermatologia Claire Volinski, beson se zakone të tilla si fërkimi i syve, kapja e lëkurës ose lëpirja e buzëve mund të zgjidhen me teknika të terapisë njohëse.

“Nëse mbani lentet e kontaktit dhe fërkoni sytë shpesh, merrni parasysh përdorimin e syzeve që mund të veprojnë si pengesë dhe kujtesë për të shmangur lëkurën rreth syve”, thotë Dr. Kamp.

Dermatologia Lynn McKinley Grant këshillon të shmangni fshirjen e fytyrës me peshqir dhe sugjeron ta lini të thahet vetë pas larjes.

Përveç kësaj, thotë ajo, mund të provoni lot artificial ose pika sysh për alergji, por jo ata që shkaktojnë varësi.

Ajo shton se kur të ndjeni nevojën për fërkim, vendosni një kompresë të ftohtë në sy, shkruan Huff Post.

SHARE