PËR HERË TË PARË, DY KORETË QËLLOJNË ME RAKETA PRANË BRIGJEVE TË NJËRA TJETRËS

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës, ngjarje kjo që shënon një tjetër rritje të tensioneve mes tyre. Seuli u hakmor të mërkurën, tre orë pasi Pheniani lëshoi një raketë që u ndal më pak se 60 km nga qyteti jugor Sokcho. Ushtria e Koresë së Jugut tha se kjo ishte një shkelje “e papranueshme” e territorit të saj dhe si kundër përgjigje qëlluan me tre raketa ajër-tokë . Të martën Koreja e Veriut paralajmëroi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të paguanin “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse do të vazhdonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore. Korea e Veriut pritet të rifillojë testimin e armëve bërthamore së shpejti pas një ndërprerjeje pesëvjeçare. Vendi gjuajti të paktën 10 raketa në drejtimet lindore dhe perëndimore të mërkurën, thonë zyrtarët e Koresë së Jugut. Të paktën një nga raketat e Koresë së Veriut – e lëshuar para orës 09:00 mbërriti 26 km në jug të kufirit, ndërsa banorëve iu tha të evakuoheshin në strehimet nëntokësore.

SHARE