Instagrami nuk do të bëjë një aplikacion për iPad, por ballina në ueb po përmirësohet

CEO i Instagramit e ka bërë të qartë se një rinovimi i aplikacionit për iPad nuk është një prioritet i madh për kompaninë, por të paktën po bën diçka për ta më të mirë eksperiencën e ekranit të madh.

Disa njerëz kanë filluar të vërejnë një version paksa të ridizajnuar të Instagramit për ueb, që përmban një shirit anësor navigimi me linqe të faqeve, sikurse kërkimi, eksplorimi, mesazhet dhe njoftimet, në vend që të ishin si butona të paetiketuar në krye, transmeton Telegrafi.

Dizajni është relativisht i ngjashëm me mënyrën se si është paraqitur Twitter dhe definitivisht duket më i përshtatshëm në një ekran më të madh.

Jo të gjithë e kanë këtë version, por një deklaratë për The Verge nga zëdhënësja e Meta-s, Christine Pai bën të duket sikur ndryshimi është më shumë se një test.

Pai shkroi: “Ne jemi gjithmonë duke punuar në mënyra për të përmirësuar përvojën e internetit në Instagram.com për njerëzit. Së fundmi kemi bërë përditësime për të modernizuar Instagram.com, duke përfshirë përmirësimin e navigimit, optimizimin e përvojës së videos dhe prezantimin e një mënyre më zhytëse për DM”.

Sigurisht, kjo nuk është e njëjta gjë si të kesh një aplikacion të dedikuar që është krijuar posaçërisht për tableta, por duket si një hap në drejtimin e duhur. Instagram ka përmirësuar ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme përvojën në ueb dhe shtimi i objektivave më të mëdhenj dhe më të qartë të prekjes/klikimit ka të ngjarë të mirëpritet nga kushdo që duhet të ndërveprojë me faqen e desktopit. /Telegrafi/

SHARE