KOMISIONI LEGJISLATIV: NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PRESIDENTIN NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN

Komisioni Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi vlerësoi se propozimi për ndryshimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, i propozuar nga Fronti Demokratik, është në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik. Për një vendim të tillë votuan shtatë anëtarë të bordit. Propozimi i amendamentit parashikon që nëse presidenti i vendit propozon një përfaqësues për përbërjen e qeverisë, si përfaqësues do të konsiderohet kandidati që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve. “Ne nuk i kemi hequr asnjë autoritet presidentit me këto ndryshime të ligjit”, tha në komision në emër të propozuesit deputeti i FD-së Predrag Bullatoviq.

SHARE