LQ URA DO TË VOTOJË PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PRESIDENTIN

Lëvizja qytetare URA do të votojë për ndryshime në Ligjin për Presidentin, ka paralajmëruar lideri i asaj partie dhe kryeministër në mandat teknik Dritan Abazoviq. Duke komentuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Presidentin, ai tha se Gjykata Kushtetuese është adresa e vetme relevante për të vërtetuar nëse diçka është kushtetuese. “Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) ka pasur mundësinë të votojë për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe bashkërisht ta zhbllokojë atë gjykatë, të ketë një adresë ku mund të kontrollohet kjo zgjidhje ligjore apo një tjetër”, tha Abazoviq. Abazoviq sugjeroi që më 20 nëntor të zgjidhet së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se do të donte që katër të zgjidheshin. Siç tha ai, kjo do të lejonte që çdo zgjidhje tjetër ligjore të kontrollohej dhe më pas ata të mos ishin në një situatë të çuditshme para zgjedhjeve parlamentare.

SHARE