Kush e tepron me vitaminën D rrezikon shëndetin: Kërcënohen nga dhembjet dhe tensioni i lartë i gjakut

Nutricionistët vazhdimisht rekomandojnë ushqim me plot vitamina, duke premtuar që do të forcojnë imunitetin dhe do të kenë më shumë energji

Mirëpo, shumica nuk arrijnë t’i përkushtojnë kujdes të mjaftueshëm ushqimit të tyre andaj marrin suplemente për të cilat mjafton t’i kërkojnë në çdo barnatore.

Vitamina D është një ndër përbërësit për shkak të të cilave vazhdimisht kujdesemi, posaçërisht nëse nuk hamë mjaft ushqime me këtë vitaminë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk ju pëlqejnë skumbria, harenga apo salmoni, duhet të rrisni sasinë e vezëve, mëlçisë apo kërpudhave dhe ja çfarë nuk duhet të bëni nëse merrni suplemente…

Mjekët theksojnë që marrja e tepërt e vitaminës D gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të shkaktojë grumbullim të tepërt të kalciumit në trup gjë që mund të dobësojë kockat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.

Nëse tejkaloni kufirin e sipërm të vitaminës D, mund të keni të përziera, të vjella, dobësi të muskujve dhe humbje të oreksit. Një pasojë e rrezikshme është një rritje e presionit të gjakut që kalon pa u vënë re për një kohë të gjatë.

Dhimbjet më të forta mund të shkaktohen nga një gur në veshka që shfaqet si rezultat i kalciumit të lartë.

Kur vitamina D merret në trup nëpërmjet ushqimit ose e marrim nga ekspozimi në diell, trupi rregullon natyrshëm sasinë e saj.

Megjithatë, suplementet mund të japin edhe doza toksike. Prandaj, monitoroni rregullisht nivelin e kësaj vitamine, duke përdorur një analizë laboratorike të gjakut dhe mos merrni suplemente pa u konsultuar me mjekun. /Telegrafi/

SHARE