Me siguri këtë nuk e keni ditur – jodi është aleat i mrekullueshëm në luftën kundër gripit dhe ftohjes

Sezoni i të ftohtit dhe gripit po fillon. A po kërcënohemi nga një valë corona dhe gripi në të njëjtën kohë? A ka ndonjë arsye për shqetësim? Si të përgatitemi për të pritur sezonin e viruseve

Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin.

Mjekët rekomandojnë kujdes shëndetësor shtesë, një dietë të shëndetshme dhe të rregullt, marrje të mjaftueshme të lëngjeve dhe shëtitje.

Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente, transmeton Telegrafi.

Qëmoti është ditur që jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, por atë që nuk e dinë të gjithë, është që jodi është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.

Prandaj tani është momenti i duhur që të forcojmë dhe të mbrojmë sistemin tonë imunitar me marrjen e sasive të mjaftueshme ditore të jodit.

Dr Gary Warren, kryehulumtues i kompanisë amerikane SAIC në punimin e tij të botuar në revistën “Research Gate” ka treguar që marrja ditore e sasive maksimale të rekomandueshme të jodit çojnë në apoptozë – vdekje të qelizave të infektuara me virus, duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të tij.

Në këtë mënyrë, ne mund të mbrohemi thjesht duke rritur marrjen ditore të jodit në 30 mcg/kg në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Trupi ynë nuk prodhon jod, por duhet ta marrim atë me ushqim dhe ujë.

Jodi është më i bollshëm në ushqimet e detit, veçanërisht në alga deti. /Telegrafi/

SHARE