Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
“Më ndikon” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa vjen duke interpretuar me plot emocion.
Teksti është shkruar nga vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, i cili po ashtu është përkujdesur edhe për muzikën.
Producimi u bë nga Marko Polo (Nocturne Entertainment), TullProduction, Gold’s House).
Miksimi u realizua po ashtu nga Tull Production me masterizim të Niels Pickles.
Besohet që kjo këngë e Ramosajt do të ketë suksesin e merituar nga publiku dhe tashmë gjendet në YouTube. /Telegrafi/