Sup me mishin e gjelit te detit

Ja si të gatuani një supë fantastike me mishin e gjelit të detit

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpi hudhra
  • ½ lugë gjelle trumzë e tharë
  • 200 gram kërpudha
  • 250 gram mish gjel deti ( në copa të vogla)
  • 1 qepë e prerë në rrathë
  • 3 karrota
  • 2 dege selino
  • 6 filxhane leng mishi
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 tufë majdanoz.
  • 1 filxhan me oriz
  • 2 filxhanë qumësht
  • Kripë, piper të zi.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere me vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat, qepën, karotën, selinonë dhe trumzën.
  2. I përzieni mirë dhe i lini në zjarr për 3-4 minuta. I shtoni edhe miellin.
  3. Pas 1 minute shtoni lëngun e mishit dhe e lini supën të ziejë.
  4. Sapo të marrë valë i shtoni orizin.
  5. Pas 5 minutash i shtoni mishin e gjelit të detit dhe qumështin. Pas 5 minutave shtoni kripë, piper dhe rozmarinën e grimcuar.
  6. E lini supën në zjarr të ngadaltë për 20 minutat e ardhshme.
  7. Në fund shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër.
  8. Ju befte mirë!
SHARE