Shtetet e Bashkuara presin me padurim bashkëpunimin me autoritetet lokale në Mal të Zi ndërsa koalicionet do të krijohen në javët në vijim, njoftoi Departamenti i Shtetit. “Shtetet e Bashkuara përshendeten komunat e Malit të Zi për zhvillimin, sipas raporteve, zgjedhjeve lokale paqësore dhe demokratike më 23 tetor,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Në pyetjen nga Zëri i Amerikës se çfarë pret Uashingtoni nga liderët malazezë, veçanërisht duke pasur parasysh krizën aktuale politike dhe institucionale, zëdhënësi u përgjigj: “Shtetet e Bashkuara janë ende të vendosura për të bashkëpunuar me qeverinë aktuale dhe çdo qeveri malazeze të formuar në mënyrë demokratike për prioritetet e saj strategjike – sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e detyrimeve të anëtarësimit në NATO.” Qeverisë së kryeministrit në mandatin teknik të Dritan Abazoviqit i është votuar mosbesimi më shumë se dy muaj më parë, ndërsa nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese, në të cilën nuk janë zgjedhur shumica e gjyqtarëve, rikujton Zëri i Amerikës.