Rikthimi i Rihannas në muzikë është duke u pritur nga miliona fansa të saj anembanë botës dhe këngëtarja tashmë e ka dhënë datën e lansimit të këngës së parë.
34-vjeçarja të mërkurën e ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke treguar se projekti i ri do të lansohet të premten (28 tetor).
Projekti mban titullin “Lift Me Up” dhe është kënga kryesore e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”.
Kënga është shkruar nga kantautori nigerian, Tems, kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Gransson, vet Rihanna dhe regjisori “Black Panther”, Ryan Coogler, për nder të aktorit Chadwick Boseman, i cili vdiq në nëntor të vitit 2020 duke humbur luftën me kancerin e zorrës së trashë.
Ky do të jetë materiali i parë muzikor i këngëtares që nga albumi i vitit 2016, “Anti”, ndërsa është paralajmëruar edhe një këngë e dytë.
Filmi “Black Panther: Wakanda Forever” me Letitia Wright, Lupita Nyong’o e Danai Gurira në rolet kryesore, pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema më 11 nëntor 2022. /Telegrafi/