HRAPOVIQ: REZULTATET E JASHTËZAKONSHME NË FUSHËN E IMUNIZIMIT

Në seancën e Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Romë, është vlerësuar se në fushën e imunizimit, Mali i Zi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Ministri i Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ishte veçanërisht i kënaqur me faktin se qytetarët malazezë pranuan këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe zgjodhën imunizimin.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse asnjë jetë nuk ka humbur, edhe pse rajoni pësoi një epidemi të madhe duke numëruar dhjetëra viktima.Nga Ministria e Shëndetësisë së MZ, kumtuan se, pjesëmarrësit ranë dakord se sfida kryesore shëndetësore në Evropë është të luftojnë kundër sëmundjeve kronike jo ngjitëse, domethënë  nga shkaktarët që i shkaktojnë ato.

Drejtori Rajonal për OBSH-së, për Evropën Zsuzsanna Jakab tha se ishte e shqetësuar për rritjen e sëmundjeve kronike jo ngjitëse.

Sipas saj, investimi në shëndetësi dhe parandalimi i saj,  është përgjigja më e mirë për të gjitha shkaqet më të përhapura të sëmundjeve kronike.

Nga Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në një tubim u theksua se tendenca e obezitetit në rajonin evropian, sidomos në mesin e popullsisë së shkollës, është rritur dhe se shtetet duhet të kenë një qasje ndërsektoriale për të trajtuar këtë problem.

SHARE