SEKULLIQ: STRATEGJIA KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E SEKTORËVE MË ME PËRSPEKTIVË

Strategjia e specializimit të zgjuar, i cili duhet të miratohet nga Qeveria e MZ, deri në fund të vitit, do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve më me perspektivë të ekonomisë malazeze dhe në identifikimin e përparësive dhe potencialeve krahasuese, deklaroi ministrja e ekonomisë së MZ, Dragica Sekulliq.

Ajo tha sot në  konferencën e  quajtur S3.me – Specializimi i zgjuar: Inovacioni, ndërmarrësit dhe konkurrenca, ka thënë se për çdo vend është e rëndësishme që përmes një specializimi të zgjuar të identifikohen potencialet në sektorë të caktuar prioritarë.

“Me këtë nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve të inovacionit, specializimit teknologjik apo të tjera, njohjes dhe pozicionimit në tregun global dhe forcimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë”, tha Sekulliq.

Siç theksohet për hartimin e strategjisë morën pjesë përfaqësuesit  e ministrive të ekonomisë dhe shkencës, Dhomës së Tregtisë, Unionit të Punëdhënësve dhe Aleancës së Biznesit të Malit të Zi , si dhe u siguruan përkrahja nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian.

SHARE