Grupi i punës për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor do të ketë shtatë anëtarë nga pozita dhe opozita, ndërsa në krye të trupit të punës të përkohshëm do të jetë përfaqësuesi i Qeverisë, ndërsa zëvendësi do të jetë nga radhët e opozitës shkruan gazeta “Vijesti”.
Propozimi për themelimin e Grupit ad hoc të punës për përmirësimin e mëtejshëm dhe ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe legjislacionit tjetër, mbi të cilin është diskutuar dje në Kolegjiumin e Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, është paraparë që të gjitha vendimet duhet të miratohen me konsensus dhe pa mendime të ndara.
“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për trup punues i cili do të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha klubeve ose partive të përfaqësuara në Kuvend, si dhe rëndësia e çështjeve që duhet të diskutoj grupi i punës dhe në fund të fundit shumica e kualifikuar të nevojshme për ndryshimin e disa zgjidhjeve ligjore të gjitha rezultatet e punës duhet të jenë produkt i vendimmarrjes konsensuale pa mendime të ndara “, thuhet në propozimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u dërgoi dje kryetarëve të klubeve të deputetëve.
Brajoviq theksoi se anëtarët e grupit të punës me të drejtë vote janë vetëm deputetët. “OJQ-të, institucionet ndërkombëtare dhe të tjerët që do të përfshihen më tej nuk do të kenë të drejtën e votës, por seancat e Kolegjiumit do të jenë të hapura për praninë dhe sugjerimet e tyre.
“Ne do të shohim në çfarë formati do të jenë të pranishëm por nuk do të kenë të drejtën për të votuar” . Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye për të shmangur diskutimin e ndonjë çështjeje që lidhet me reformën e legjislacionit zgjedhor.
Ndërkaq, dokumenti mbi të cilin është diskutuar në Kolegjium është i papranueshëm për Demokratët dhe Lëvizjen Qytetare URA, pasiqë siç kumtohet nga këto dy parti politike PDS, ka propozuar planin e falsifikuar të Demokratëve dhe të Lëvizjes Qytetare URA.
Nga këto parti kujtuan se obligimi i pjesëmarrjes së OJQ-ve është i nevojshëm për suksesin e procesit.
“Kur është fjala për legjislacionin zgjedhor, nuk ka nevojë të përmirësohet sepse është e keqe, por duhet të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme. Duke falsifikuar Planin e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, PDS dërgon mesazh se është gati vetëm për ndryshime kozmetike, dhe plani merret me ndryshimet thelbësore në legjislacionin zgjedhor. Pra, ne i përmbahemi Planit, kurse ndryshimet kozmetike të PDS-së mund ti bëjë me koalicionin dhe partnerët e tjerë “, kumtuan nga këto dy subjekte politike.