Trupi që do të merret me legjislacionin zgjedhor, qoftë ai grup punues apo komision i përkohshëm parlamentar, do të duhej të zgjidhet në Parlament, deklaroi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.
Brajoviq, lidhur me këtë ka thënë se në seancën e Kolegjiumit ka mbizotëruar një mendim i tillë, por që ky nuk është vendim përfundimtar.
Kolegjiumi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, ka shqyrtuar sot gjetjen e modelit më të mirë dhe mënyrës së punës së deputetëve për të siguruar parakushtet për vazhdimin e përmirësimit të legjislacionit zgjedhor.
Në këtë seancë nuk kishte përfaqësues të klubit të deputetëve të Malit të Zi Demokratik. Brajoviq tha se ka filluar një proces i rëndësishëm, që synon përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.
Ai tha se pret që vitin e ardhshëm të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që Kuvendi të miratojë këto ligje dhe në këtë mënyrë të përmirësohet legjislacioni zgjedhor.