SHQIPËRI, PEDAGOGËT PROTESTOJNË PËR RRITJEN E PAGAVE

Dhjetëra pedagogë të universiteteve publike të Shqipërisë kanë protestuar sot me kërkesën për rritje të pagave të tyre. Protesta me moton “Arsim cilësor-paga dinjitoze”, është organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, pranë Akademisë së Arteve të Shqipërisë në Tiranë, ku pedagogët dhe punonjësit e tjerë të universiteteve kanë kërkuar rritje të pagave dhe realizimin e disa kërkesa të tjera të bëra nga ana e tyre drejtuar institucioneve. Kërkesat e pedagogëve janë që të rriten pagat duke filluar nga 30 për qind, pasi sipas tyre, nuk janë në përputhje me tregun e punës, rritje të financimit për kërkimin shkencor, transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike dhe kërkesa tjera. Protesta është mbajtur në prag të fillimit të vitit të ri akademik, që është caktuar të fillojë më 17 tetor, ndërkohë pedagogët protestues kanë theksuar se do të marrin një vendim në lidhje me vazhdimin e protestave.

SHARE