DARMANOVIQ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME BASHKËSINË EGJDIO I SHËNJTË

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Bashkësisë Egjidio i shenjtë, paraqet një kuadër të rëndësishëm për bashkëpunimin e përbashkët humanitar dhe dialogun kulturor ndërfetar.

“Qeveria e MZ, në kuadër të mundësive të veta do të lehtësojë dhe mbështesë ftesën humanitare dhe ndërkombëtare të ZSE me qëllim të paqes dhe solidaritetit”, deklaroi Darmanoviq,  pas nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin e ZSE, Marko Impalaco.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ,  kumtuan se Impalaco ka thënë se është i kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes në 50 vjetorin e ekzistencës së ZSE, duke vlerësuar që miqësia ekzistuese me Malin e Zi është forcuar edhe më shumë.

Siç kumtohet Darmanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Romë, pati takime  edhe me Sekretarin e Selisë së Shenjtë me shtete të tjera, Monsinjor Paul Riçard Gallager dhe Kancelarin e Madh dhe Ministrin e Jashtëm të Urdhrit Sovran Maltez, Albreht Frajher fon Buzelager.

“Në takimin me Monsinjor Galager është theksuar rëndësia e përfaqësimit rezident të Selisë së Shenjtë në Malin e Zi dhe është konfirmuar hapja e rezidencës diplomatike të Papës në të ardhmen e afërt”, thuhet në komunikatë.

SHARE