RRETH 350 MIJË QYTETARË KANË TË DREJTË VOTE NË ZGJEDHJET E 23 TETORIT

Në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, të cilat do të mbahen më 23 tetor, të drejtë vote kanë rreth 350 mijë qytetarë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Numri më i madh i votuesve është në kryeqytet, 143 mijë 523, në Tivar 39 mijë 854, Bijello Pole 39 mijë 469, Plevle 24 mijë 592, në Rozhaje 22 mijë 806. Në Budva ka 18 mijë 783 votues, në Danillovgrad 13 mijë 179, në Zet 12 mijë 524, në Tivat 11 mijë 993, në Plavë 9 mijë 364 dhe në Kollashin 6 mijë 097. Të drejtë vote në Zhablak kanë 3 mijë 031, në Pluzhinë 2 mijë 382 dhe në Shavnik 1 mijë 968. Qytetarët mund të kontrollojë listën zgjedhore personalisht, pranë sporteleve të njësive rajonale çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 14:00, me kartë identiteti ose dokument udhëtimi të vlefshëm. Në Podgoricë, kjo e drejtë mund të ushtrohet nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Votuesi mund të kontrollojë listën e zgjedhësve drejtpërdrejt dhe përmes portalit të internetit www.biraci.me.

SHARE