BORRELL: RRITJA E NORMËS SË INTERESIT NË SHBA RRIT RREZIKUN PËR RECESION

Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Të gjithë po nguten për rritje të normave të interesit – kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, ka parashikuar Borrell në një takim me ambasadorët e bllokut evropian. Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të përballueshme, përveç nëse bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, ka sqaruar ai. Eurozona veçse është duke luftuar rritjen e normës së interesit për të ulur nivelin e inflacionit. Ndonëse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka diskutuar për këtë problem kur ka përmendur krizën e rëndë për ushqime që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme. “Frikësohem se jemi vetëm në fillim, që kriza ushqimore vetëm sa do të përkeqësohet në disa pjesë të botës”, ka thënë ai.

SHARE