SHEHOVIQ NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR ARSIM

Një delegacion i Qeverisë së Malit të Zi, i udhëhequr nga Ministri i Arsimit Damir Shehoviq, do të marrë pjesë në konferencën e 30-të vjetore të Shoqatës Evropiane të Arsimit, e cila deri të premten po mbahet në Gjenevë.

Shoqata Evropiane për Arsim u themelua në vitin 1989 si një organizatë jofitimprurëse që merret me ndërkombëtarizimin e institucioneve arsimore dhe promovon arsimin e lartë në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Siç kumtohet nga Ministria e Arsimit të MZ, tema e konferencës së këtij viti është “Të shikojmë përpara” dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me sistemin e arsimit të lartë të Zvicrës dhe mundësitë që u ofrohen studentëve ndërkombëtarë në këtë vend. “Përveç kësaj, do të shkëmbejnë edhe përvojat në lidhje me kriteret dhe procedurat për njohjen e diplomave “, thuhet në kumtesë.

SHARE