ILAÇET NË SPITALE DHE FARMACI JAVËN E ARDHSHME

Ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, ka bërë të ditur se tenderi për prokurimin e barnave ka përfunduar sot dhe ka paralajmëruar se spitalet, barnatoret dhe të gjitha institucionet shëndetësore duhet të furnizohen me kapacitet të plotë deri në javën e ardhshme. Ai tha për TVMZ se shpreson se sjellja e papërgjegjshme e periudhës së kaluar nuk do të lejojë asnjëherë që sistemit shëndetësor t’i mungojnë burimet e mjaftueshme. “Gjërat tashmë po kthehen ngadalë në normalitet. Kemi një problem që nuk lidhet me ribalancimin, me mungesën e fondeve, por me tendencat e përgjithshme në nivel evropian dhe botëror. Kriza ka krijuar shumë probleme”, shpjegoi ministri. Ai po ashtu thotë se në Qeverinë e Malit të Zi ka një disponim të madh që problemet në shëndetësi duhet të zgjidhen urgjentisht dhe se sistemi shëndetësor të jetë segment prioritar i shoqërisë sonë. “Duhet të kuptojmë se diçka që është në kolaps me vite dhe dekada nuk mund të kthehet në normalitet për tre muaj, por ka shumë gjëra që zgjidhen çdo ditë”, tha Shqekiq.

SHARE