Qeveria e Malit të Zi, paraqiti para klubeve të deputetëve procedurën për dhënien e koncesioneve të Aeroporteve të Malit të Zi

Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi, sot i paraqitën klubeve të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, të gjithë procedurën për dhënien e koncesioneve në Aeroportet e Malit të Zi, kumtuan nga  Ministria e Transportit dhe e Çështjeve Detare.

Prezantimin në hapësirat e Parlamentit të Malit të Zi, e  mbajtën Ministrat e komunikacionit dhe detarisë si dhe Financave, Osman Nurkoviq dhe Darko Radunoviq.

“Prezantimi, i udhëhequr nga menaxheri rajonal i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Evropën dhe Azinë Qendrore, Georgi Petrov, ka mbajtur ekipin e ekspertëve që është përfshirë në procesin e valorizimit të potencialit të Aeroportit që nga fillimi përmes modelit të propozuar”, thuhet në kumtesë.

Nga këto Ministri kumtuan se, duke pasur parasysh rëndësinë e procesit për të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe ndikimin e pritur ekonomik të koncesioneve të dhëna për ekonominë e shtetit, është njohur  nevoja për të përfaqësuar detajet e projektit direkt në klubet parlamentare. “Prania e deputetëve në prezantim ofron njohje më të saktë të të gjitha elementeve të projektit dhe kontribuoi në cilësinë e procesit të mëtejshëm dhe shqyrtimin e të gjitha fakteve që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë vendimmarrësit”, përfundohet kumtesa.

Qeveria e MZ, vendosi  që Aeroportet e Malit të Zi, ti ofrojë në koncesione, gjegjësisht  t’i jap me qera në periudhën prej 25 deri në 30 vite.

Sipas  aktit të propozuar të koncesioneve, midis të tjerash, është paraparë që para lëshimit të koncesioneve të aeroporteve të parapaguhen 100 milionë euro.

SHARE