MIRËNJOHJE ABAZOVIQIT PËR PROMOVIMIN E PAQES DHE PAJTIMIT TË POPUJVE

Diaspora e Malit të Zi i dha kryeministrit Dritan Abazoviq në Nju Jork një çmim për kontributin e tij të veçantë në promovimin e paqes, ruajtjen e multikulturalizmit dhe pajtimin e popujve në Mal të Zi. Zyra e Kryeministrit njoftoi se çmimi Abazoviqit iu dorëzua gjatë një takimi me diasporën e Malit të Zi nga Ulqini, Ana Malit, Krajës, Tivarit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë. “Gjatë bisedës me Abazoviqin, ata e pranuan atë që kishte bërë qeveria në vetëm tre muaj dhe e inkurajuan atë që të këmbëngulte në luftën për drejtësi”, thuhet në deklaratë. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Abazoviq pati disa takime me përfaqësues të diasporës së shumtë në Nju Jork. “Në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, kryeministri dhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, biseduan me diasporën dhe mërgimtarët për situatën politike në Mal të Zi, si dhe për mundësitë e investimit në zhvillimin e rajoneve të përmendura të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.

SHARE