GJUROVIQ I’A KTHEU INICIATIVËN GJUKANOVIQIT

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i ka kthyer iniciativën presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku ishte paraparë të diskutohej shkurtimi i mandatit të Kuvendit. Arsyeja për këtë është se kërkesa nuk ishte ligjërisht korrekte. Në sqarim thuhet se është bërë gabim procedural, pasi presidenti i Malit të Zi nuk ka dorëzuar Propozimin për vendim që duhet votuar. “Sot, kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i ka dërguar një dokument presidentit Milo Gjukanoviq, në të cilin e informon se kërkesa e tij e mëparshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilin do të shqyrtohej propozimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi të thirrjes së 27-të, nuk është në rregull dhe nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Kuvendit të Malit të Zi”, thuhet në njoftim. Gjuroviq ka theksuar mënyrën se si aktet e lartpërmendura duhet të harmonizohen me procedurat parlamentare.

SHARE