KOVER: EVROPA E BASHKUAR ËSHTË E VETMJA E ARDHME PËR BALLKANIN

Evropa e Bashkuar është e vetmja e ardhme e mirë për Ballkanin dhe zgjidhja më e mirë për Evropën dhe konkurrenca e saj globale është rajoni i qëndrueshëm, vlerësuan  Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Lasio Kover.

Nga Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun i Presidentit të Malit  të Zi,  u kumtua se perspektiva evropiane e Malit të Zi dhe rajonit ishte tema kryesore e diskutimit nga dy zyrtarë të cilët vlerësuan se e vetmja e ardhme e mirë për Ballkanin është në Evropën e bashkuar.

Ndërsa gjatë takimit  të Kover me Kryetarin e Parlamenti  të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, Kover deklaroi se pranimi i përshpejtuar i Malit të Zi, në Bashkimin Evropian, do t’u vërtetonte vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor se Bashkimi është e vetmja mundësi e mirë dhe e mundshme.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivelin më të lartë janë miqësore, pa probleme, ndërsa Malin e Zi,  e konsiderojmë si një vend fqinj të nderuar. Detyra e politikanëve është të krijojnë kushte për njerëzit që të gjejnë mënyra për njëri-tjetrin, për të vendosur kontakte dhe me  këtë të kontribuoi në zhvillimin e marrëdhënieve “, deklaroi Kover.

Ai theksoi se si politikanë ata kontribuon mu për faktin se Hungaria është vendi i dytë sipas madhësisë së investimeve të huaja në Malin e Zi.

Ndërsa, Kryeparlamentari i Malit të Zi, Ivan Brajoviq deklaroi se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Hungarisë janë të shkëlqyeshme, pa ndonjë ngërç politik, dhe kujtoi se Podgoricën kohët e fundit  e vizitoi kryeministri hungarez Viktor Orban.

Brajoviq gjithashtu shprehu se beson që së shpejti do të vij në vizitë edhe ministri i jashtëm , ndërsa theksoi se edhe zyrtarët malazez ishin  shpesh të pranishëm në Budapestë.

 

SHARE