I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT MBRETËRESHËS ELISABETH II

Mbretëresha Elisabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik. Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin do të morën  pjesë mijëra persona. Pas rreth një ore shërbim, arkëmorti ishte në Wellington Arch. Më pas ceremonia mortore u zhvendos në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Në fund, Mbretëresha Elizabeth II u varros në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. 

SHARE