Uber thotë se po hetojnë një “incident të sigurisë kibernetike” në mes të raportimeve se sistemet e brendshme të kompanisë janë shkelur.
Hakeri i supozuar, i cili pretendon se është një 18 vjeçar, thotë se ata kanë qasje administratori në veglat e kompanisë duke përfshirë Amazon Web Services dhe Google Cloud Platform.
The Verge citon raportin e The New York Times ku thuhet se biznesi i udhëtimit ka marrë sisteme të shumta të brendshme jashtë linje, duke përfshirë edhe Slack, ndërsa heton shkeljen, transmeton Telegrafi.
Kur The Verge e kontaktoi Uber për të marrë komente mbi rastin, një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi që t’u përgjigjej pyetjeve shtesë, dhe tha se duhet të lexohet deklarata e tyre në Twitter.
“Ne momentalisht jemi duke iu përgjigjur incidentit të sigurisë kibernetike. Ne jemi në kontakt me forcat e ligjit dhe do të postojmë përditësime shtesë kur ato janë në dispozicion”, shkruhej në deklaratën e tyre.
Hakeri me sa duket se e ka bërë të njohur vetën për punëtorët e Uber duke postuar një mesazh në sistemin e brendshëm të kompanisë Slack.
“Unë deklaroj se jam një haker dhe se Uber ka pësuar një shkelje të të dhënave”, shkruhet në “screenshot-at” e mesazhit të cilat qarkullojnë në Twitter.
Hakeri pastaj e vendosi listën me informatat e brendshme të kompanisë në të cilat ata thonë se ishin qasur, dhe postuan një “hashtag” i cili thotë se Uber ofron pagesa të ulëta për punëtorët e saj.
Mesazhi në Slack nga hakeri në fjalë ishte aq i pacipë, sa që shumë punëtorë të Uber duket se fillimisht menduan se ishte një shaka.
Reagimet e punëtorëve përfshinin emoji zemër lehtë si për shembull sirenat dhe kokoshkat, dhe gjithashtu edhe GIF-ët “it’s happening”.
Një punëtor anonim i Uber inxhinierit të Yuga Labs, Sam Curry, i tha se stafi ndërvepronte me hakerin duke menduar se ajo çfarë po ndodhte ishte shaka. /Telegrafi/