VON DER LEYEN: BE-ja NUK ËSHTË E KOMPLETUAR PA BALLKANIN PERËNDIMOR

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Ajo insistoi përpara PE-së që vendet e rajonit ashtu si edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të bëhen pjesë e familjes europiane, sepse pa këto vende tha ajo, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”. Në fjalimin e saj vjetor përpara parlamentit europian, Von der leyen insistoi se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin e vjetër. “Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, ishte komenti i saj. më tej, kryetarja e KE-së theksoi edhe një herë se sanksionet e bllokut ndaj Rusisë, nuk do të hiqen, ndërsa në sallë ishte e pranishme edhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

SHARE