EURO ARRIN NË NIVELIN MË TË ULËT NË DY DEKADA

Tregjet financiare po tronditen nga mbyllja e gazsjellësit rus Nord Stream1, teksa faturat e energjisë në vendet evropiane pritet të rriten me ardhjen e  sezonit të  dimrit.Euro ka rënë në nivelin më të ulët të dy dekadave menjëherë pas vendimit të Moskës për të mbyllur tubacionet e gazit. Frika për çmimet e larta të energjisë dhe mungesat e mundshme të gazit e shtynë euron të binte kundrejt dollarit amerikan. Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 0,99   për herë të parë që nga viti 2002. Paundi britanik ka  rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2020. Analistët parashikojnë se çmimet e gazit do të rriten edhe më tej. Financial Times bën të ditur se disa banka të mëdha investimesh, presin  që banka qendrore Evropianë  të rrisë  normat me 0.75 pikë përqindjeje, teksa luftojnë  me inflacionin rekord. Edhe tregjet në Azi nuk ndodhen në një situatë të favorshme pasi një, ku një mori qytetesh në Kinë  janë nën izolim për shkak të shpërthimit  të Covid-19.

SHARE